Krijimi i Brand-it për Biznesin Tuaj

Tek paketa që ne ofrojmë përfshihet dhe shërbimi i plotë dhe i personalizuar i krijimit të brand-it tuaj, duke mbuluar çdo aspekt të nevojshëm për të ndërtuar një identitet të fuqishëm dhe të qëndrueshëm në treg. Gjë kjo që është shumeë e rëndësishme për një biznes të ri të sapo krijuar në Shqipëri.

Në krijimin e brand-it përfshihen të gjitha shërbimet e mëposhtme:

Krijimi i Website-it

Website-i juaj është fytyra dixhitale e biznesit tuaj dhe shpesh herë pika e parë e kontaktit me klientët e mundshëm. Ne do dizajnojmë dhe zhvillojmë website-in e personalizuara që jo vetëm të pasqyrojnë identitetin dhe vlerat e brand-it tuaj, por gjithashtu të ofrojë një përvojë të lehtë ne perdorim dhe aksesim nga përdoruesit, qofshin ata klientët tuaj apo dhe vizitorë të ri. Website-et që ne zhvillojmë janë të optimizuara dhe responsive për pajisje të ndryshme, duke përfshirë desktop, tablet dhe celular. Nga mbrapa ofrohet/aksesohet dhe një sistem i cili është i lehte në perdorim për menaxhimin e përmbajtjes (CMS) që ju lejon të përditësoni dhe të menaxhoni përmbajtjen e webit në mënyrë të pavarur.

Krijimi i Logos

Logo-ja është një nga elementet më të rëndësishme të identitetit vizual të brand-it tuaj. Ne do të krijojmë logo të personalizuara që përputhet plotësisht me vlerat, misionin dhe qëllimet e biznesit tuaj. Çdo dizajn është unik dhe krijohet duke marrë parasysh audiencën tuaj të synuar, industrinë ku operoni dhe mesazhin që dëshironi të transmetoni. Logo-ja juaj do të jetë një simbol i fuqishëm që do t'ju ndihmojë të dalloheni nga konkurrentët.

Kartëvizita

Kartëvizita eshte një mjet esencial për çdo biznes. Ne do te dizajnojmë kartëvizita profesionale që jo vetëm do te përforcojë identitetin tuaj, por edhe krijojë një përshtypje të parë të qëndrueshme tek klientet. Kartëvizita eshte e personalizuar në çdo detaj, qe nga zgjedhja e materialit deri te dizajni dhe layout-i, duke siguruar që ajo të reflektojë sic duhet personalitetin e brand-it tuaj.

Email të Personalizuar te biznesit

Komunikimi profesional me anë të rrugëve elektronike është shumë i rëndësishëm dhe kyç në botën e biznesit sot. Ne do t’ju krijojme email-e të personalizuara bazuar në domain-in tuaj (p.sh., [email protected]), duke ju dhënë një imazh më të besueshëm dhe të konsoliduar perballe publikut dhe klienteve. Email-et e personalizuara përmirësojnë perceptimin e brand-it tuaj dhe krijojnë një përvojë më të fortë dhe më të besueshme për klientët dhe partnerët tuaj.

Shërbime Mirembajtje Vjetore

Krijimi i një brand-i nuk është një proces njëherësh. Website-i dhe materialet tuaja të brand-it kërkojnë përditësime, mirëmbajtje të rregullta për të qëndruar ne treg me teknologjite e reja, bashkekohore dhe të përshtatshme për tregun në ndryshim. Ne ofrojmë shërbime mirembajtje vjetore që përfshijnë përditësimin e përmbajtjes, mirembajtje teknike, mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe mbështetje të vazhdueshme, duke siguruar që prania juaj ne boten e navigimit digjital të qëndrojë në krye.

Cfarë përfshihet në Mirëmbajtjen Vjetore:

  • Përditesimi i sistemit të menaxhimit të përmbajtjes të faqes (CMS)
  • Siguria dhe mbrojtja nga sulmet e ndryshme
  • Optimizimi i shpejtësisë së faqes (imazhe, scripte, stilimet...)
  • Google Webmaster Tools (Inspektim teknik i faqes dhe listim në Google Search)
  • Bing Webmaster Tools (Bing Search, Yahoo Search)
  • Analizë SEO dhe përditësime
  • Google Analytics, Analizë trafiku
  • Update i Sitemap
  • Website Backup
Avantazhet se pse Sme Albania?

Avantazhe ekonomike: Kushton shumë herë më pak sesa të punësoni një IT që e bën këtë punë

Faqja juaj e internetit mirembahet dhe perditesohet nga profesionist te fushës.