Krijoni një kompani në Shqipëri.
Shqipëria ofron një proces të thjeshtë dhe të shpejtë për krijimin e një kompanie, i cili është i përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian. Para se të krijohet një kompani duhet që të kemi informacionin se kush është pronari i kompanisë dhe kjo qartësohet nga akti i themelimit të kompanisë. Në disa raste pronari i një kompanie mund të jetë gjithashtu një kompani. Më pas është regjistrimi i kompanisë përmes Qendrës Kombëtare të Biznesit, e cila bashkon shërbime të ndryshme si regjistrimi i kompanisë, taksat, dhe sigurimet shoqërore në një proces të vetëm. Regjistrimi mund të bëhet online ose në zyrë, dhe përfundon brenda 24 orëve, me një tarifë minimale.
Hapat kryesorë të krijimit të një kompanie:
- Zgjedhja e formës ligjore të kompanisë: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.p.k.), Shoqëri Aksionare (Sh.a.), etj.
- Regjistrimi në QKB: Plotësimi i formularëve të nevojshëm dhe dorëzomi i dokumentave.
- Marrja e NIPT-it: Numër identifikimi që nevojitet për të gjitha veprimet tatimore dhe administrative të kompanisë që po regjistrohet.
- Regjistrimi për tatime dhe sigurime shoqërore: Të gjitha kompanitë duhet të regjistrohen për qëllime tatimore dhe të sigurojnë punonjësit e tyre.
- Licencat dhe lejet specifike: Në varësi të aktivitetit të kompanisë tuaj, disa fusha kërkojnë licenca ose leje nga autoritetet përkatëse.
Mundësitë për kompani të reja
Përveç procedurave të shpejta, Shqipëria ka miratuar ligje dhe politika që zvoglojnë barrierat administrative dhe ofrojnë një mjedis të favorshëm për investitorët e huaj dhe të brendshëm. Kompanitë që kërkojnë licenca apo leje specifike mund t'i kërkojnë këto licensa duke aplikuar përmes platformës së QKB-së, e cila thjeshton burokracitë për sektorë të ndryshëm si industria, bujqësia dhe sektori i shërbimit.
Përfitimet për investitorët e huaj
Qeveria shqiptare ka krijuar skema lehtësuese për investitorët e huaj dhe një kornizë ligjore të favorshme për të tërhequr sa më shumë sipërmarrës të investojn në Shqipëri. Këto lehtësime përfshijnë zona të lira ekonomike, taksa të ulëta për fitimet dhe mbrojtje ligjore për investimet. Për më tepër, Shqipëria ka një kosto relativisht të ulët të punës, duke ofruar një mundësi të mirë për kompanitë që kërkojnë të operojnë me efikasitet në rajon.
Krijimi i një kompanie në Shqipëri është një proces i përshpejtuar dhe i strukturuar, i cili ofron mundësi të shumta për investitorët vendas dhe të huaj. Me një kornizë ligjore të qartë dhe mbështetje nga qeveria, vendi është bërë një destinacion tërheqës për sipërmarrësit që kërkojnë të krijojnë një kompani në një mjedis dinamik dhe në zhvillim sic është Shqipëria. Ekipi ynë është këtu për t’ju ndihmuar gjatë procesit të hapjes së kompanisë tuaj në Shqipëri. Na kontaktoni për të diskutuar mbi mundësitë dhe opsionet më të mira që ofron tregu.