Pse duhet të investoni në Shqipëri?
Shqipëria, një thesar i fshehur në Ballkan, ku ditat ditës po rritet ekonomikisht dhe po shfaq një interes të lartë për investitorët e huaj. Vendndodhja e saj strategjike me shtrirje në Detin Adriatik dhe Jon, me një ekonomi në rritje, me politikat miqësore për investitorët, vendi ofron mundësi të shumta për bizneset që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Evropën Juglindore. Më poshtë do të listojmë disa arsye bindëse se pse investitorët duhet ta konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre të ardhshëm për biznes.
Vendndodhja Strategjike
Vendndodhja e Shqipërisë në Detin Adriatik dhe Jon e pozicionon atë në një kryqëzim kryesor tregtar evropian dhe mesdhetar. Ky pozicion strategjik u ofron bizneseve qasje të lehtë në tregjet kryesore evropiane, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Për më tepër, afërsia e Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian, veçanërisht me Italinë dhe Greqinë, ofron logjistikë dhe tregti me kosto efektive.
Rritje të Shpejtë në Ekonomi
Ekonomia e Shqipërisë ka treguar rritje të konsiderueshme vitet e fundit, e nxitur nga sektorë të ndryshëm si turizmi, energjia, bujqësia dhe zhvillimi i infrastrukturës. Në vitin 2022 Shqipëria ka pas një rritje ekonomike prej 4.8% për shkak të shtimit të investimeve dhe eksporteve. Ndërsa në vitin 2023 ekonomia e vendit u rrit me 3.3% ku surprizues kësaj radhe ka qene turizmi me një rritje të jashtëzakonshme, pervec investimeve të huaja dhe eksporteve. Pavarësisht sfidave ekonomike globale, Shqipëria ka mbajtur një mjedis ekonomik të qëndrueshëm, me norma rritjeje të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) që janë vazhdimisht mbi mesataren rajonale. Kjo rezistencë ekonomike e bën Shqipërinë një destinacion tërheqës për të gjithe ata investitorë që kërkojnë mundësi rritjeje.
Mjedis Favorizues për Investime
Qeveria shqiptare ka zbatuar shumë reforma për të krijuar një mjedis të favorshme për investimet ku përfshijnë:
- Incentivat Tatimore: Shqipëria ofron norma konkurruese të taksës së bizneseve dhe incentiva të ndryshme për investitorët e huaj. Ku përfshihen pushime tatimore, reduktim të detyrimeve doganore dhe përjashtime nga TVSH për makineritë dhe pajisjet e importuara.
- Lehtësia e të Bërit Biznes: Lehtësime në hapat/proceset e regjistrimit të bizneseve, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë krijimin e një biznesi. Sipas Raportit të Bankës Botërore, Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes, veçanërisht në fusha si: hapja e një biznesi, marrja e lejeve të ndërtimit dhe mbrojtja e investitorëve të pakicave.
- Mbrojtje Ligjore: Shqipëria është e përkushtuar për të mbrojtur investimet e huaja përmes marrëveshjes dypalëshe të investimeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si Multilateral Investment Guarantee Agency (MIGA) dhe International Centre for Settlement of Investment Disputes (ICSID).
Forcë Punëtore e Kualifikuar
Shqipëria ka një fuqi punëtore të re dhe të arsimuar në arsimin e lartë dhe trajnimin profesional. Tregu i punës në vend është konkurrues, me kosto pune më të ulëta se në shumë vende të BE-së, duke ofruar një zgjidhje me kosto efektive për operimin e biznesit. Përveç kësaj, shumica e shqiptarëve flasin shumë gjuhë, ku kryesisht mbizoteron anglisht-ja, italisht-ja dhe greqisht-ja, gjë që e lehtëson komunikimin dhe marrëdhëniet e biznesit me partnerët ndërkombëtarë.
Sektorë të pashfrytezuar dhe mundësi te reja
Shqipëria ofron shumë mundësi të ndryshëm ne sektorë të pashfrytezuar si:
- Turizmi: Me vijën e saj mahnitëse bregdetare pergjate Detit Adriatik dhe Jon, trashëgimi te pasur kulturore dhe bukuri të rralla natyrore, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i njohur turistik. Investitorët mund të eksplorojnë mundësi nga më të ndryshmet në sektorët e mikpritjes Shqiptare, eko-turizmit si dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme (Real Estate).
- Energjia: Shqipëria është e pasur me burime natyrore, veçanërisht ne hidroenergji dhe ka potencial të madh për projekte të energjisë së rinovueshme. Qeveria po inkurajon investimet në energjinë diellore, eolike(energjia e eres) dhe hidroelektrike për të zgjeruar përzierjen e saj të energjisë.
- Bujqësia: Nje toke pjellore me klime te favorshme, krijojnë mundësi për investime në agrobiznes. Veçanërisht në bujqësi organike, përpunimin e produkteve bujqësore dhe bujqësinë orientuar për eksport.
Infrastruktura: Shqipëria vazhdon të investojë sa me shumë në modernizimin e infrastrukturës së saj, përfshirë transportin, portet dhe infrastrukturën digjitale. Ofron shumë mundësi të mëdha për partneritete publike-private dhe projekte zhvillimi infrastrukturor.
Mbështetje Qeveritare dhe Stabilitet Politik
Qeveria shqiptare mbështet vazhdimisht investimet e huaja përmes agjencive dhe iniciativave të ndryshme, si Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), e cila ofron ndihmë për investitorët gjatë gjithë procesit të investimit. Për më tepër, Shqipëria ka bërë përparime në përmirësimin e stabilitetit politik dhe qeverisjes, duke e përmirësuar më shume mjedisin e biznesit.
Rruga drejt Integrimit në BE
Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me negociatat për anëtarësim në zhvillim. Ky proces përfshin përafrimin me standardet dhe rregulloret e BE-së, që do të përmirësojnë më tej mjedisin e biznesit dhe do të krijojnë mundësi të reja për investitorët. Ndërsa Shqipëria vazhdon integrimin në BE, bizneset e vendosura në vend do të përfitojnë nga stabiliteti i shtuar, qasja në tregjet e huaja dhe potencial drejt rritjes ekonomike.
Përmbledhje
Shqipëria është një vend unik ku nëpërmjet avantazheve strategjike, potencialit ekonomik dhe një mjedis mbështetës për investime, e bëjnë atë destinacionin e duhur dhe tërheqës për investitorët e huaj. Jeni duke kërkuar të hyni në tregje të reja? Doni të përfitoni nga operacionet me kosto efektive? Doni të eksploroni mundësi të reja në sektorë të pashfrytëzuar? Shqipëria i ofron keto mundësi premtuese për investime biznesi. Tani është koha për të konsideruar Shqipërinë në ndërtimin e biznesit tuaj të ardhshëm.